Lectionary Calendar
Sunday, November 24th, 2024
the Week of Christ the King / Proper 29 / Ordinary 34
Attention!
Take your personal ministry to the Next Level by helping StudyLight build churches and supporting pastors in Uganda.
Click here to join the effort!

Read the Bible

Shqip Bible

Jobi 8

1 Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:2 "Deri kur do të flasësh në këtë mënyrë, dhe fjalët e gojës sate do të jenë si një erë e furishme?3 A mundet Perëndia të shtrëmbërojë gjykimin dhe i Potfuqishmi të përmbysë drejtësinë?4 Në rast se bijtë e tu kanë mëkatuar kundër tij, ai i ka braktisur në prapësinë e tyre.5 Por në rast se ti e kërkon Perëndinë dhe i lutesh fort të Plotfuqishmit,6 në rast se je i pastër dhe i ndershëm, me siguri ai do të ngrihet në favorin tënd dhe do të rivendosë selinë e drejtësisë sate.7 Ndonëse gjendja jote e kaluar ka qenë një gjë e vogël,

8 e ardhmja jote do të jetë e madhe. Pyet, pra, brezat që shkuan dhe shqyrto gjërat e zbuluara nga etërit e tyre;9 ne në të vërtetë i përkasim së djeshmes dhe nuk dimë asgjë, sepse ditët tona mbi tokë janë si një hije.10 A nuk do të mësojnë vallë ata dhe nuk do të flasin, duke nxjerrë fjalë nga zemra e tyre?11 A mund të rritet papirusi jashtë moçalit dhe a mund të zhvillohet xunkthi pa ujë?12 Ndërsa është ende i gjelbër, pa qenë prerë, ai thahet para çdo bari tjetër.13 Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet.14 Besimi i tij do të pritet dhe sigurimi i tij është si një pëlhurë merimange.15 Ai mbështetet te shtëpia e tij, ajo nuk qëndron; kapet te ajo, por ajo nuk mban.16 Ai është krejt i gjelbër në diell dhe degët e tij zgjaten mbi kopshtin e tij;17 dhe rrënjët e tij pleksen rreth një grumbulli gurësh dhe depërtojnë midis gurëve të shtëpisë.18 Por në rast se shkëputet nga vendi i tij, ky e mohon, duke thënë: "Nuk të kam parë kurrë!".19 Ja, ky është gëzimi i mënyrës së tij të të jetuarit, ndërsa të tjerët do të dalin nga pluhuri.

20 Ja, Perëndia nuk e flak njeriun e ndershëm, as i ndihmon keqbërësit.21 Ai do t'i japë edhe më buzëqeshje gojës sate dhe këngë gëzimi buzëve të tua.22 Ata që të urrejnë do të mbulohen me turp dhe çadra e të paudhëve do të zhduket".

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile