the Week of Christ the King / Proper 29 / Ordinary 34
Click here to join the effort!
Read the Bible
Shqip Bible
Jobi 7
1 "A nuk kryen vallë një punë të rëndë njeriu mbi tokë dhe ditët e tij a nuk janë si ditët e një argati?2 Ashtu si skllavi dëshiron fort hijen dhe ashtu si argati pret mëditjen e tij,3 kështu edhe mua më ranë muaj fatkeqësie dhe m'u caktuan net me dhembje.4 Sa shtrihem, them: "Kur do të ngrihem?". Por nata është e gjatë dhe jam vazhdimisht i shqetësuar deri në agim.5 Mishi im është i mbuluar me krimba dhe me buca dheu, lëkura ime plasaritet dhe është bërë e pështirë.6 Ditët e mia janë më të shpejta se masuri i një endësi dhe po harxhohen pa shpresë.
7 Kujto që jeta ime është një frymë; syri im nuk do të shohë më të mirën.8 Syri i atij që më shikon nuk do të më shohë më; sytë e tu do të jenë mbi mua, por unë nuk do të jem më.9 Ashtu si reja davaritet dhe nuk duket më, kështu ai që zbret në Sheol nuk kthehet më;10 nuk do të kthehet më në shtëpinë e tij, dhe banesa e tij nuk do ta njohë më.11 Prandaj nuk do ta mbaj gojën të mbyllur do të flas në ankthin e frymës time; do të ankohem në hidhërimin e shpirtit tim.12 A jam vallë deti apo një përbindësh i detit që ti më ruan me një roje?13 Kur unë them: "Shtrati im do të më japë një lehtësim, shtroja ime do ta zbusë dhembjen time",14 ti më tremb me ëndrra dhe më tmerron me vegime;15 kështu shpirtit tim i parapëlqen të mbytet dhe të vdesë se sa të bëjë këtë jetë.16 Unë po shpërbëhem; nuk kam për të jetuar gjithnjë; lërmë të qetë; ditët e mia nuk janë veçse një frymë.
17 Ç'është njeriu që ti ta bësh të madh dhe të kujdesesh për të,18 dhe ta vizitosh çdo mëngjes duke e vënë në provë në çdo çast?19 Kur do ta heqësh shikimin tënd nga unë dhe do të më lësh të përcjell pështymën time?20 Në rast se kam mëkatuar, çfarë të kam bërë ty, o rojtar i njerëzve? Pse më ke bërë objekt të goditjeve të tua, aq sa i jam bërë barrë vetes sime?21 Pse nuk i fal shkeljet e mia dhe nuk e kapërcen paudhësinë time? Sepse shpejt do të jem pluhur; ti do të më kërkosh, por unë nuk do të jem më".