Lectionary Calendar
Friday, July 4th, 2025
the Week of Proper 8 / Ordinary 13
Attention!
Take your personal ministry to the Next Level by helping StudyLight build churches and supporting pastors in Uganda.
Click here to join the effort!

Read the Bible

Shqip Bible

Psalmet 95

1 Ejani, t'i këndojmë me gëzim Zotit; t'i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë.2 Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.3 Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë.4 Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve.5 I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar.6 Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.

7 Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij,8 "mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë,9 ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia.10 Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia.11 Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time".

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile