Lectionary Calendar
Friday, July 25th, 2025
the Week of Proper 11 / Ordinary 16
Attention!
For 10¢ a day you can enjoy StudyLight.org ads
free while helping to build churches and support pastors in Uganda.
Click here to learn more!

Read the Bible

Shqip Bible

Psalmet 47

1 Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi.2 Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun.3 Ai do të na nënshtrojë popujt dhe kombet do t'i vërë nën këmbët tona.4 Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela)

5 Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive.6 Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde!7 Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi.8 Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë.9 Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile