the Week of Christ the King / Proper 29 / Ordinary 34
Click here to join the effort!
Read the Bible
Shqip Bible
Psalmet 148
1 Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejtë, lëvdojeni në vendet shumë të larta.2 Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij, lëvdojeni ju mbarë ushtritë e tij.3 Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme.4 Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejtë.5 Tërë këto gjëra le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse ai dha urdhër dhe ato u krijuan.6 Ai i ka vendosur përjetë, në përjetësi; por ka bërë një statut që nuk do të kalojë kurrë.
7 Lëvdojeni Zotin nga toka, ju përbindësh të detit dhe mbarë oqeane,8 zjarr dhe breshër, borë dhe re, ajër i shtrëngatës që zbaton urdhërat e tij,9 mbarë male dhe kodra, mbarë dru frutorë dhe kedra;10 ju mbarë kafshë të egra dhe shtëpiake, rrëshqanorë dhe zogj me krahë;11 ju mbretër të dheut dhe mbarë popuj, princa dhe gjyqtarë të tokës;12 të rinj dhe vajza, pleq dhe fëmijë.13 Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë.14 Ai e ka rritur forcën e popullit të tij, një arsye kjo lëvdimi për të gjithë shenjtorët e tij, për bijtë e Izraelit, një popull i afërt për të. Aleluja.