Lectionary Calendar
Sunday, November 24th, 2024
the Week of Christ the King / Proper 29 / Ordinary 34
Attention!
Take your personal ministry to the Next Level by helping StudyLight build churches and supporting pastors in Uganda.
Click here to join the effort!

Read the Bible

Shqip Bible

Psalmet 135

1 Aleluja. Lëvdoni emrin e Zotit, lëvdojeni, o shërbëtorë të Zotit,2 që rrini në shtëpinë e Zotit, në oborret e shtëpisë së Perëndisë tonë.3 Lëvdoni Zotin, sepse Zoti është i mirë; i këndoni lavde emrit të tij, sepse ai është i dashur.4 Sepse Zoti ka zgjedhur për vete Jakobin, dhe Izraelin si thesar të tij të veçantë.

5 Po, unë pranoj që Zoti është i madh dhe që Zoti ynë është përmbi të gjitha perënditë.6 Zoti bën ç'të dojë në qiell dhe në tokë, në dete dhe në të gjitha humnerat.7 Ai i larton avujt nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun, e nxjerr erën nga depozitat e tij.8 Ai i goditi të parëlindurit e Egjiptit, si të njerëzve ashtu edhe të kafshëve,9 dërgoi shenja dhe mrekulli në mes teje, o Egjipt, mbi Faraonin dhe mbi të gjithë shërbëtorët e tij.10 Ai goditi kombe të mëdha dhe vrau mbretër të fuqishëm:11 Sionin, mbretin e Amorejve, Ogun, mbretin e Bashanit, dhe tërë mbretëritë e Kanaanit.12 Dhe vendet e tyre ua dhe në trashëgimi, në trashëgimi Izraelit, popullit të tij.13 O Zot, emri yt rron përjetë; kujtimi yt, o Zot, brez pas brezi.14 Sepse Zoti do t'i sigurojë drejtësinë popullit të tij dhe do të ketë mëshirë për shërbëtorët e tij.

15 Idhujt e kombeve janë argjendi dhe ari, vepra të dorës së njeriut;16 kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,17 kanë veshë por nuk dëgjojnë; nuk kanë frymë në gojën e tyre.18 Të ngjashëm me ta janë ata që i bëjnë, kushdo që ka besim tek ata.19 Shtëpi e Izraelit, bekoje Zotin; shtëpi e Aaronit, bekoje Zotin.20 Shtëpi e Levit, bekoje Zotin; ju që keni frikë nga Zoti, bekojeni Zotin.21 Nga Sioni u bekoftë Zoti, që banon në Jeruzalem. Aleluja.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile