Lectionary Calendar
Friday, July 25th, 2025
the Week of Proper 11 / Ordinary 16
Attention!
Take your personal ministry to the Next Level by helping StudyLight build churches and supporting pastors in Uganda.
Click here to join the effort!

Read the Bible

Shqip Bible

Psalmet 113

1 Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit.2 Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë.3 Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit.4 Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë.5 Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta,6 kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë?7 Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat,8 për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij.9 Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile