Lectionary Calendar
Thursday, April 24th, 2025
Thursday in Easter Week
Attention!
Tired of seeing ads while studying? Now you can enjoy an "Ads Free" version of the site for as little as 10¢ a day and support a great cause!
Click here to learn more!

Read the Bible

Shqip Bible

Fjalët e urta 31

1 Fjalë të mbretit Lemuel, mesazhi profetik me të cilin e mësoi e ëma.2 Çfarë të të them, biri im? Çfarë të të them, biri i barkut tim? Çfarë të të them, bir i zotimeve të mia?3 Mos ua jep forcën tënde grave as jetën tënde asaj që shkatërron mbretërit.4 Nuk u shkon mbretërve, o Lemuel, nuk u shkon mbretërve të pinë verë as princave të dëshirojnë pije dehëse,5 sepse duke pirë të mos harrojnë ligjin dhe të mos shtrembërojnë të drejtën e të pikëlluarve.6 Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.7 Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.8 Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore.9 Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.

10 Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.11 Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.12 Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.13 Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.14 Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.15 Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.16 Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.17 Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.18 E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.19 Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.20 I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.21 Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.22 Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.23 Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.24 Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.25 Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.26 Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.27 Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.28 Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë:29 "Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato".30 Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.31 I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile