the Week of Christ the King / Proper 29 / Ordinary 34
Click here to join the effort!
Read the Bible
Shqip Bible
Fjalët e urta 22
1 Një nam i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha, dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari.
2 I pasuri dhe i varfëri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti.
3 Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen.
4 Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta.
5 Ferra dhe leqe gjenden në udhën e të çoroditurit; kush kujdeset për jetën e vet rri larg tyre.
6 Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.
7 I pasuri sundon mbi të varfërit, dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.
8 Kush mbjell padrejtësi ka për të korrur telashe dhe shufra e zemërimit të tij do të asgjesohet.
9 Njeriu me sy dashamirës do të bekohet, sepse i jep bukë të varfërit.
10 Përzëre tallësin dhe grindjet do të ikin bashkë me të; po, grindjet dhe fyerjet do të pushojnë.
11 Kush e do pastërtinë e zemrës dhe ka hir mbi buzët do ta ketë shok mbretin.
12 Sytë e Zotit ruajnë dijen, por ai i bën të kota fjalët e të pabesit.
13 Përtaci thotë: "Jashtë ka një luan; do të vritem rrugës".
14 Goja e gruas që shkel kurorën është një gropë e thellë; ai që ka zemëruar Zotin do të bjerë në të.
15 Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej saj.
16 Ai që shtyp të varfërin për t'u pasuruar dhe ai që i jep të pasurit, me siguri do të varfërohet.
17 Vëru veshin dhe dëgjo fjalët e të urtëve, dhe jepja zemrën dijes sime.18 sepse për ty do të jetë e këndshme t'i ruash në intimitetin tënd dhe t'i kesh të gjitha gati mbi buzët e tua.19 Me qëllim që besimin tënd ta kesh te Zoti, sot të kam mësuar, po, pikërisht ty.20 A nuk të kam shkruar në të kaluarën aforizma që kanë të bëjnë me këshillimin dhe diturinë,21 në mënyrë që të njohësh sigurinë e fjalëve të së vërtetës, me qëllim që t'u përgjigjesh me fjalë të vërteta atyre që të dërgojnë?
22 Mos e vidh të varfërin, sepse është i varfër, dhe mos e shtyp të mjerin te porta,23 sepse Zoti do të mbrojë çështjen e tyre dhe do t'u heqë jetën atyre që i kanë zhveshur.
24 Mos lidh miqësi me njeriun zemërak dhe mos u shoqëro me njeriun idhnak,25 që të mos mësosh rrugët e tij dhe të mos gjesh një kurth për shpirtin tënd.
26 Mos u bëj si ata që japin dorën si garanci, që bëhen garant për borxhet e të tjerëve.27 Në qoftë se nuk ke asgjë me se të paguash, pse duhet të të heqë shtratin poshtë vetes?
28 Mos e luaj kufirin e vjetër, të vendosur nga etërit e tu.
29 A ke parë një njeri të papërtueshëm në punën e tij? Ai do të paraqitet në prani të mbretit dhe nuk do të qëndrojë para njerëzve të humbur.