Lectionary Calendar
Sunday, November 24th, 2024
the Week of Christ the King / Proper 29 / Ordinary 34
Attention!
StudyLight.org has pledged to help build churches in Uganda. Help us with that pledge and support pastors in the heart of Africa.
Click here to join the effort!

Read the Bible

Shqip Bible

Fjalët e urta 16

1 Prirjet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës vjen nga Zoti.

2 Të gjitha rrugët e njeriut janë të pastra në sytë e tij, por Zoti i peshon frymët.

3 Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen.

4 Zoti ka bërë çdo gjë për vete të tij, edhe të pabesin për ditën e fatkeqësisë.

5 Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t'i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar.

6 Me mirësinë dhe me të vërtetën padrejtësia shlyhet, dhe me frikën e Zotit njeriu largohet nga e keqja.

7 Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.

8 Më mirë të kesh pak me drejtësi, se sa të ardhura të mëdha pa drejtësi.

9 Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij.

10 Mbi buzët e mbretit është një vendim hyjnor; gjatë gjykimit goja e tij nuk duhet të gabojë.

11 Kandari dhe peshoret e sakta janë të Zotit, të gjitha gurët e peshës janë vepër e tij.

12 Éshtë një gjë e neveritshme për mbretërit të bëjnë të keqen, sepse froni bëhet i qëndrueshëm me drejtësinë.

13 Buzët e drejta u pëlqejnë mbretërve; ata e duan atë që flet drejt.

14 Zemërimi i mbretit është si lajmëtari i vdekjes, por njeriu i urtë do ta qetësojë atë.15 Në dritën e fytyrës së mbretit ka jetë, dhe favori i tij është si reja e shiut të fundit.

16 Éshtë më mirë të fitosh dituri se sa ar, dhe të fitosh mënçuri se sa argjend.

17 Rruga kryesore e njerëzve të drejtë është të evitojnë të keqen; ai që do ta ruajë shpirtin e tij mbikqyr rrugën e tij.

18 Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare.

19 Më mirë të kesh frymë të përulur me të mjerët se sa të ndash prenë me krenarët.

20 Kush i kushton kujdes Fjalës do të gjejë të mirën, dhe kush i beson Zotit është i lumtur.

21 I urti nga zemra do të quhet i matur, dhe ëmbëlsia e buzëve e shton diturinë.

22 Mendja është një burim jete për atë që e zotëron, por budallallëku është dënimi i budallenjve.

23 Zemra e të urtit e bën të mençur gojën e tij dhe e shton diturinë e buzëve të tij.

24 Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat.

25 Ka një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes.

26 Personi që lodhet, lodhet për veten e tij, sepse goja e tij e nxit.

27 Njeriu i keq kurdis të keqen dhe mbi buzët e tij ka si një zjarr të ndezur.28 Njeriu i çoroditur mbjell grindje dhe ai që shpif përçan miqtë më të mirë.

29 Njeriu i dhunës e josh shokun e vet dhe e çon nëpër një rrugë jo të mirë.30 Kush mbyll sytë për të kurdisur gjëra të këqija, kafshon buzët kur shkakton të keqen.

31 Flokët e bardha janë një kurorë lavdie; atë e gjejmë në rrugën e drejtësisë.

32 Kush nuk zemërohet shpejt vlen më tepër se një luftëtar i fortë, dhe ai që e urdhëron frymën e tij vlen më tepër se ai që mposht një qytet.

33 Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile