Lectionary Calendar
Sunday, November 24th, 2024
the Week of Christ the King / Proper 29 / Ordinary 34
Attention!
StudyLight.org has pledged to help build churches in Uganda. Help us with that pledge and support pastors in the heart of Africa.
Click here to join the effort!

Read the Bible

Shqip Bible

Mateu 28

1 Tani në fund të së shtunave, kur po zbardhte dita e parë e javës, Maria Magdalena dhe Maria tjetër shkuan për të parë varrin.2 Dhe ja, ra një tërmet i madh, sepse një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, erdhi dhe e rrokullisi gurin nga hyrja e varrit dhe u ul mbi të.3 Pamja e tij ishte si vetëtima dhe veshja e tij e bardhë si bora.4 Dhe nga frika e tij, rojet u drodhën dhe mbetën si të vdekur;5 por engjëlli, duke iu drejtuar grave, u tha atyre: ''Mos kini frikë, sepse unë e di se ju kërkoni Jezusin, që u kryqëzua.6 Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë; ejani, shikoni vendin ku qe vënë Zoti.7 Shkoni shpejt t'u thoni dishepujve të tij se ai u ringjall së vdekuri; dhe ja, po shkon përpara jush në Galile; atje do ta shihni; ja, jua thashë''.8 Ato, pra, u larguan me të shpejtë nga varri me frikë dhe me gëzim të madh; dhe rendën ta çojnë lajmin te dishepujt e tij.9 Dhe, ndërsa po shkonin për t'u thënë dishepujve, ja Jezusi u doli përpara dhe tha: ''Tungjatjeta!''. Atëherë ato u afruan, i rrokën këmbët dhe e adhuruan.10 Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Mos kini frikë, shkoni të lajmëroni vëllezërit e mi që të shkojnë në Galile dhe atje do të më shohin''.

11 Ndërsa ato po shkonin, ja që disa nga rojtarët arritën në qytet dhe u raportuan krerëve të priftërinjve të gjitha ato që kishin ndodhur.12 Atëherë këta bënë këshill me pleqtë dhe vendosën t'u japin ushtarëve një shumë të madhe denarësh,13 duke u thënë atyre: ''Thoni: Dishepujt e tij erdhën natën dhe e vodhën, ndërsa ne po flinim.14 Dhe në qoftë se kjo i shkon në vesh guvernatorit, ne do ta bindim dhe do të bëjmë në mënyrë që ju të mos kini merak''.15 Dhe ata i morën denarët dhe bënë ashtu si i kishin mësuar, dhe kjo e thënë u përhap ndër Judenjtë deri ditën e sotme.

16 Pastaj të njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile, në atë mal që u kishte caktuar Jezusi17 dhe, kur e panë, e adhuruan; por disa dyshuan.18 Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: ''Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë.19 Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë,20 dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen''.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile