the Week of Christ the King / Proper 29 / Ordinary 34
Click here to join the effort!
Read the Bible
Shqip Bible
Jobi 17
1 "Fryma ime u copëtua, ditët po më shuhen, varri po më pret.2 A nuk jam i rrethuar nga njerëz që më përqeshin. Syri im ndalet mbi fyerjet e tyre.3 Më jep, pra, një peng pranë teje, përndryshe kush do të më shtrëngonte dorën si garant?4 Nga që i ke penguar mendjet e tyre të kuptojnë, prandaj nuk do t'i bësh të triumfojnë.5 Kush i tradhton miqtë deri sa t'i grabisë, ka për t'i parë më pak sytë e fëmijëve të tij.6 Por unë prej tij jam bërë gazi i popujve dhe jam katandisur në një njeri të cilin e pështyjnë në fytyrë.7 Syri më erret për shkak të dhembjes dhe tërë gjymtyrët e mia nuk janë veçse hije.8 Njerëzit e drejtë habiten nga kjo, dhe i pafajmi ngrihet kundër të pabesit.9 Megjithatë i drejti mbetet i lidhur fort me rrugën e tij, dhe ai që i ka duart e pastra fortësohet gjithnjë e më tepër.
10 Sa për ju të gjithë, kthehuni, ejani, pra, sepse midis jush nuk po gjej asnjë njeri të urtë.11 Ditët e mia shkuan dhe planet e mia u prishën, pikërisht ato dëshira që unë ushqeja në zemër.12 Ata e ndërrojnë natën në ditë, "drita është afër", thonë, për shkak të errësirës.13 Në rast se e pres Sheolin si shtëpinë time në rast se e shtrij shtrojen time në terr,14 në rast se i them vendvarrit: "Ti je ati im", dhe krimbave: "Jeni nëna ime dhe motra ime",15 ku është, pra, shpresa ime? Kush mund të dallojë ndonjë shpresë për mua?16 A do të zbres vallë në portat e Sheolit, kur do të gjejmë bashkë prehje në pluhur?".