the Week of Christ the King / Proper 29 / Ordinary 34
Click here to learn more!
Read the Bible
Shqip Bible
Ezekieli 21
1 aaa see Fjala e të Amshueshmit m'u drejtua akoma, duke thënë:2 aaa see "Bir njeriu, kthe fytyrën nga Jeruzalemi, fol hapur kundër vendeve të shenjta dhe profetizo kundër vendit të Izraelit;3 aaa see dhe i thuaj vendit të Izraelit: Kështu thotë Zoti: Ja unë jam kundër teje, do të nxjerr shpatën time nga milli i saj dhe do të këpus nga ti të drejtët dhe të këqinjtë.4 aaa see Duke qenë se dua të këpus nga ty të drejtët dhe të këqinjtë, shpata ime do të dalë nga milli i saj kundër çdo mishi nga jugu në veri.5 aaa see Kështu çdo mish do të pranojë që unë, Zoti, kam nxjerrë shpatën nga milli i saj dhe nuk do të hyjë më në të.6 aaa see Prandaj ti, bir njeriu, vajto me ijët e thyer dhe vajto me dhembje para syve të tyre.7 aaa see Do të ndodhë që kur të të pyesin: "Pse vajton?", do të përgjigjesh: "Për lajmin që po vjen, çdo zemër do të tretet, të gjitha duart do të dobësohen, të gjithë shpirtërat do të ligështohen dhe të gjithe gjunjët do të shkrihen si uji". Ja, gjëja po vjen dhe do të kryhet", thotë Zoti, Zoti.
8 aaa see Fjala e Zoti m'u drejtua përsëri, duke thënë:9 aaa see "Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti. Thuaj: Një shpatë, një shpatë është mprehur e madje shndrit,10 aaa see është mprehur për të bërë një masakër të madhe dhe është e mprehur që të vetëtijë. A mund të gëzohemi vallë? Ju përçmoni skeptrin e birit tim sikur të ishte një dru çfarëdo.11 aaa see Zoti e ka dhënë ta lustrojnë për ta rrokur në dorë; shpata është mprehur dhe lustruar për ta dhënë në dorë të atij që vret.12 aaa see Klith dhe bërtit, bir njeriu, sepse do të përdoret kundër popullit tim, kundër tërë princave të Izraelit; ata do të dorëzohen në pushtetin e shpatës bashkë me popullin tim. Prandaj rrihe kofshën tënde,13 aaa see sepse kjo është një provë. Çfarë do të ndodhte sikur të mos ishte më as skeptri përbuzës?", thotë Zoti, Zoti.14 aaa see "Prandaj ti, bir njeriu, profetizo dhe rrih duart; lëre që shpata të dyfishojë dhe të trefishojë goditjet e saj: është shpata e masakrës së madhe, që i rrethon nga çdo anë.15 aaa see Kam kthyer majën e shpatës kundër të gjitha portave të tyre, me qëllim që zemra e tyre të tretet dhe shumë të bien. Ah, është bërë për të shkëlqyer, është mprehur për masakrën.16 aaa see Shpatë, ji e pamëshirshme; kthehu më të djathtë, kthehu në të majtë, kudo ku drejtohet tehu yt.17 aaa see Edhe unë do të rrah duart dhe do të shfryj tërbimin tim. Unë, Zoti, kam folur".
18 aaa see Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:19 aaa see "Ti, bir njeriu, shëno dy rrugë nëpër të cilat të kalojë shpata e mbretit të Babilonisë; do të nisen që të dyja nga i njëjti vend. Vër një tregues rrugor, vëre në krye të rrugës që të çon në qytet.20 aaa see Shëno një rrugë nëpër të cilën shpata të shkojë në Rabah, qytet i bijve të Amonit, dhe një tjetër për në Judë, kundër Jeruzalemit, qytet i fortifikuar.21 aaa see Në fakt mbreti i Babilonisë qëndron në kryqëzimin e rrugës, në krye të dy rrugëve, për të bërë shortari: ai tund shigjetat, konsulton idhujt shtëpiakë, shqyrton mëlçinë.22 aaa see Në të djathtë të tij përgjigja e shortarisë tregon Jeruzalemin për të vendosur deshtë, për të hapur gojën dhe për të urdhëruar masakrën, për të ngritur zërin me klithma lufte, për t'i vendosur deshtë kundër portave, për të ngritur ledhe dhe për të ndërtuar kulla.23 aaa see Por për ta kjo do të jetë si një shortari e rremë në sytë e atyre që u janë betuar. Por ai do të kujtohet për paudhësitë e tyre, me qëllim që t'i kapin".24 aaa see Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se keni bërë të kujtohet paudhësia juaj, duke qenë se shkeljet tuaja dolën sheshit dhe mëkatet tuaja u zbuluan në të gjitha veprimet tuaja; duke qenë se ju kanë kujtuar, do të kapeni nga dora e armikut.25 aaa see Dhe ti, o princ i korruptuar dhe i keq i Izraelit, dita e të cilit erdhi në kohën e ndëshkimit përfundimtar",26 aaa see kështu thotë Zoti, Zoti: "Hiqe çallmën, hiqe kurorën; gjërat nuk do të jenë po ato: ajo që është poshtë do të ngrihet dhe ajo që është lart do të ulet.27 aaa see Shkretim, shkretim, shkretim, unë do ta kryej. Dhe ajo nuk do të restaurohet më, deri sa të vijë ai të cilit i përket gjykimi dhe të cilit do t'ja jap.
28 aaa see Dhe ti, bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti, lidhur me bijtë e Amonit dhe lidhur me turpin e tyre dhe thuaj: Shpata, shpata është zhveshur, është lustruar për masakrën, që të hajë, që të vetëtijë,29 aaa see ndërsa kanë për ty vegime të rreme dhe të bëjnë ty shortari të rreme, që të të vënë mbi qafën e njerëzve të këqinj të vrarë, dita e të cilëve ka arritur kohën e ndëshkimit përfundimtar.30 aaa see Vëre përsëri në millin e saj. Unë do të të gjykoj po në atë vend ku të krijuan, në vendin e prejardhjes sate.31 aaa see Do të derdh mbi ty indinjatën time, do të fryj kundër teje në zjarrin e zemërimit tim dhe do të të dorëzoj në duart e njerëzve brutalë, që shkaktojnë shkatërrime.32 aaa see Do të bëhesh pre e zjarrit, gjaku yt do të derdhet në mes të vendit; nuk do të të kujtojnë më, sepse unë Zoti, fola".