the Week of Christ the King / Proper 29 / Ordinary 34
free while helping to build churches and support pastors in Uganda.
Click here to learn more!
Read the Bible
Shqip Bible
Kolosianëve 4
1 Ngulmoni në të lutur, duke ndenjur zgjuar në të me falendërim.
2 Dhe duke u lutur në të njëtën kohë edhe për ne, që Perëndia të hapë edhe për ne derën e fjalës, për të shpallur misterin e Krishtit, për shkakun e të cili jam edhe i burgosur,3 në mënyrë që ta bëj të njohur, duke e folur siç duhet.4 Ecni me urti ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën.
5 Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t'i përgjigjeni gjithsecilit.6 Tikiku, vëllai i dashur, dhe shërbenjës besnik, dhe shoku im i shërbimit në Zotin, do t'jua tregojë gjithçka lidhur me mua;
7 unë e dërgova te ju pikërisht për këtë arsye, që të njoh situatën tuaj dhe të ngushëllojë zemrat tuaja,8 bashkë me Onesimin, vëlla besnik dhe i dashur, që është nga tuajt; ata do t'ju tregojnë juve të gjitha gjërat e këtushme.9 Aristarku, i burgosur me mua, ju përshëndet bashkë me Markun, kushëririn e Barnabës (për të cilin keni marrë mësimin, po të vijë te ju, ta mirëprisni),10 dhe Jezusi, i quajtur Just, të cilët vijnë nga rrethprerja; këta janë të vetmit bashkëpunëtorë në veprën e mbretërisë së Perëndisë, të cilët qenë për mua ngushullim.11 Epafrai, që është nga tuajt dhe shërbëtor i Krishtit, ju përshëndet; ai lufton gjithnjë për ju në lutje, që ju të qëndroni të përsosur dhe të përkryer në gjithë vullnetin e Perëndisë.12 Në fakt unë dëshmoj për të se ai ka zell të madh për ju, për ata që janë në Laodice dhe për ata që janë në Hierapolis.13 I dashur Lluka, mjeku, dhe Dema ju përshëndesin.14 U bëni të fala vëllezërve që janë në Laodice, Ninfës dhe kishës që është në shtëpinë e tij.15 Dhe, mbasi të jetë lexuar kjo letër ndër ju, bëni që të lexohet edhe në kishën e Laodikasve; dhe ju gjithashtu lexoni atë të Laodices.16 Dhe i thoni Arkipit: ''Ki kujdes shërbesën që more në Zotin, që ta plotësosh''.17 Përshëndetja është shkruar me dorën time, nga unë, Pali. Kujtoni prangat e mia. Hiri qoftë me ju. Amen.18 Pali, Silvani dhe Timoteu, kishës së Thesalonikasve në Perëndinë Atë dhe në Zotin Jezu Krisht: paçi hir dhe paqe prej Perëndisë, Atit tonë, dhe prej Zotit Jezu Krisht.