the Week of Christ the King / Proper 29 / Ordinary 34
free while helping to build churches and support pastors in Uganda.
Click here to learn more!
Read the Bible
Shqip Bible
2 e Korintasve 2
1 Por unë kisha vendosur në veten time të mos vij përsëri te ju me hidhërim.2 Sepse, në qoftë se unë ju hidhëroj, kush do të më gëzojë mua, në mos ai vetë që u hidhërua prej meje?3 Dhe ju shkrova në këtë mënyrë që, kur të vij, të mos kem trishtim nga ata që duhet të më gëzonin, duke pasur besim në ju të gjithë, se gëzimi im është i të gjithë juve.4 Ju shkrova, në fakt, me shumë lot dhe me pikëllim të madh dhe ankth në zemër, jo që të hidhëroheni, por që të njihni dashurinë shumë të madhe që kam për ju.
5 Edhe në qoftë se dikush ka shkaktuar trishtim, s'më ka hidhëruar vetëm mua, por deri diku, pa e tepruar, ju të gjithë.6 Mjaft është për atë njeri ndëshkimi që iu bë nga shumica,7 por tani, përkundrazi, ju duhet më tepër ta falni atë dhe ta ngushlloni, që ai njeri të mos gëlltitet nga trishtimi i tepërt.8 Prandaj ju lutem t'i shfaqni dashuri,9 sepse ju shkrova edhe për këtë, që të njoh provën tuaj, nëse jeni të dëgjueshëm në çdo gjë.10 Por atij që ju do t'i falni diçka, e fal edhe unë, sepse edhe unë, nëse kam falur gjë, kujtdo që t'ia kem falur, e bëra për ju përpara Krishtit,11 që të mos na mposhtë Satanai, sepse ne i dimë qëllimet e tij.
12 Dhe, kur arrita në Troas për ungjillin e Krishtit edhe m'u hap një derë në Zotin,13 nuk gjeta prehje në frymën time, sepse nuk gjeta aty Titin, vëllanë tim; prandaj, si u përshëndeta me ta, shkova në Maqedoni.14 Por, falem nderit Perëndisë, që na bën të ngadhnjejmë gjithnjë në Krishtin dhe shfaq kudo nëpërmjet nesh erën e këndshme të njohurisë së vet.15 Sepse ne jemi për Perëndinë era e këndshme e Krishtit ndër ata që shpëtohen dhe ndër ata që humbasin;16 për këta një erë vdekjeje në vdekje, po për ata erë jete në jetë. Dhe kush është i zoti për këto?17 Ne në fakt nuk falsifikojmë fjalën e Perëndisë, si shumë të tjerë, por flasim me sinqeritet si nga ana e Perëndisë, përpara Perëndisë në Krishtin.