Lectionary Calendar
Sunday, November 24th, 2024
the Week of Christ the King / Proper 29 / Ordinary 34
Attention!
For 10¢ a day you can enjoy StudyLight.org ads
free while helping to build churches and support pastors in Uganda.
Click here to learn more!

Read the Bible

Shqip Bible

1 i Kronikave 8

1 Beniaminit i lindi Balahu, djali i tij i parë, Ashbeli, i dyti, Anbarahu, i treti,2 Nohahu, i katërti dhe Rafa i pesti.3 Bijtë e Belahut ishin Adari, Gheri, Abihudi,4 Abishua, Naamani, Ahoahu,5 Ghera, Shefufani dhe Hurami.6 Këta ishin bijtë e Ehudit (që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Gebës që u internuan në Manahath):7 Naamani, Ahijahu dhe Ghera, që i internoi; atij i lindën Uza dhe Ahihudi.8 Shaharaimit i lindën fëmijë në tokën e Moabit, mbasi u nda nga bashkëshortja e tij,9 lindi Jobabi, Tsibia, Mesha, Malkami,10 Jeutsi, Shakia dhe Mirmah. Këta ishin bijtë e tij, të parët e shtëpive të tyre atërore.11 Nga Hushimi lindën Abitubi dhe Elpaali.12 Bijtë e Elpaalit ishin Eberi, Mishami, Shemedi, që ndërtoi Onon, Lodin dhe fshatrat përreth,13 Beria dhe Shema, që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Ajalonit dhe që i bënë të ikin me vrap banorët e Gathit.14 Ahio, Shashaku, Jeremothi,15 Zebadiahu, Aradi, Ederi,16 Mikaeli, Ishpahu, Joha ishin bijtë e Beriahut.17 Zebadiahu, Meshulami, Hizki, Heberi,18 Ishmerai, Jizliahu dhe Jobabi ishin bijtë e Elpaalit,19 Jakimi, Zikri, Zabdi,20 Elianai, Tsilethaj, Elieli,21 Adajahu, Berajahu dhe Shimrathi ishin bijtë e Shimeit.22 Ishpani, Eberi, Elieli,23 Abdoni, Zikri, Hanani,24 Hananiahu, Elami, Anthothijahu,25 Ifdejahu dhe Penueli ishin bijtë e Shashakut.26 Shamsherai, Shehariahu, Athaliahu,27 Jaareshiahu, Elijahu dhe Zikri ishin bijtë e Jerohamit.28 Këta ishin të parët më të rëndësishëm të shtëpive atërore në brezat e tyre; ata banonin në Jeruzalem.29 I ati i Gabaonit banonte në Gabaon dhe gruaja e tij quhej Maakah.30 I parëlinduri i tij ishte Abdoni; pastaj i lindën Tsuri, Kishi, Baali dhe Nadabi,31 Gedori, Ahio, Zekeri,32 dhe Miklothi të cilit i lindi Shimeahu. Edhe këta banuan përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem bashkë me vëllezërit e tyre.

33 Nerit i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali.34 I biri i Jonathanit ishte Merib-Baali. Merib-Baalit i lindi Mikahu.35 Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Taarea dhe Ashazi.36 Ashazit i lindi Jeoadahu; Jeoadahut i lindën Amekethi, Azmavethi dhe Zimri; Zimrit i lindi Motsa.37 Motsas i lindi Binea, bir i të cilit ishte Rafahu, bir i të cilit ishte Eleasahu, bir i të cilit ishte Atseli.38 Atseli pati gjashtë bij, emrat e të cilëve ishin: Azrikam, Bokeru, Ishmael, Sheariah, Obadiah dhe Hanan. Tërë këta ishin bij të Atselit.39 Bijtë e Eshekut, vëllait të tij, ishin Ulami, djali i parë, Jeushi i dyti, dhe Elifeleti, i treti.40 Bijtë e Ulamit ishin njerëz të fortë dhe trima, harkëtarë të mirë; ata patën shumë bij e nipër, njëqind e pesëdhjetë. Tërë këta ishin trashëgimtarë të Beniaminit.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile