the Week of Christ the King / Proper 29 / Ordinary 34
Click here to learn more!
Read the Bible
Shqip Bible
1 i Kronikave 2
1 Këta qenë bijtë e Izraelit: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Zabuloni,2 Dani, Jozefi, Beniamini, Neftali, Gadi dhe Asheri.3 Bijtë e Judës ishin Eri, Onani dhe Shelahu; këta të tre i lindi e bija e Shuas, Kananeasja. Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit, i cili e bëri të vdesë.4 Tamara, nusja e të birit, i lindi Peretsin dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij.5 Hetsroni dhe Hamuli ishin bijtë e Peretsit.6 Zimri, Ethani, Hemani, Kalkoli dhe Dara ishin bijtë e Zerahut; gjithsej pesë.7 I biri i Karmit, Akani, vuri në rrezik Izraelin, duke kryer një shkelje rreth gjërave të caktuara të zhdukeshin.8 Ethanit i lindi Arariahu.9 Bijtë që i lindën Hetsronit quheshin Jerahmeel, Ram dhe Kelubai.10 Ramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahshoni, princi i bijve të Judës;11 Nahshonit i lindi Salma; Salmas i lindi Boazi, Boazit i lindi Obedi.12 Obedit i lindi Isai.13 Isait i lindi Eliabi, i parëlinduri i tij, Abinadabi i dyti, Shemiahu i treti,14 Nethaneeli, i katërti, Radai i pesti,15 Otsemi i gjashti, dhe Davidi i shtati.16 Motrat e tyre ishin Tserujah dhe Abigail. Abishai, Joabi dhe Asaheli ishin bij të Tserujahës; gjithsej tre.17 Abigaili lindi Amasan, atë i të cilit ishte Jetheri, Ismaeliti.
18 Kalebi, bir i Hetsronit, pati fëmijë nga gruaja e tij Azubah dhe nga Jeriotha. Bijtë e saj quheshin Jesher, Shobab dhe Ardon.19 Pas vdekjes së Azabahut, Kalebi u martua me Efrathin që i lindi Hurin.20 Hurit i lindi Uri dhe Urit i lindi Betsaleeli.21 Pastaj Hetsroni hyri tek e bija e Makirit, atit të Galaadit, me të cilën që martuar kur ishte shtatëdhjetë vjeç; dhe ajo i lindi Segubin.22 Segubit i lindi Jairi, të cilit do t'i përkisnin njëzet e tre qytete në vendin e Galaadit.23 (Geshuri dhe Arami u morën atyre fshatrat e Jairit, Kenathin dhe fshatrat përreth, gjashëdhjetë qytete). Tërë këto ishin pronë e bijve të Makirit, atit të Galaadit.24 Mbas vdekjes së Hetsronit në Kaleb-Efrathah, Abiah, gruaja e Hetsronit i lindi Ashurin, atin e Tekoas.25 Bijtë e Jerahmeelit, të parëlindurit të Hetsronit, ishin Rami, i parëlinduri, Bunahu, Oreni, Otsemi dhe Ahijahu.26 Jerahmeeli pati një grua tjetër, që quhej Atarah, që u bë nëna e Onamit.27 Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmeelit, qenë Maatsi, Jamini dhe Ekeri.28 Bijtë e Onamit ishin Shamai dhe Jada. Bijtë e Shamait ishin Nadabi dhe Abishuri.29 Gruaja e Abishurit quhej Abihail dhe i lindi Ahbanin dhe Molidin.30 Bijtë e Nadabit ishin Seledi dhe Apaimi. Seledi vdiq pa lënë fëmijë.31 I biri i Apaimit ishte Ishi; i biri i Ishit ishte Sheshani; i biri i Sheshanit ishte Ahlai.32 Bijtë e Jadait, vëllait të Shamait, ishin Jetheri dhe Jonathani. Jetheri vdiq pa lënë fëmijë.33 Pelethi dhe Zaza ishin bijtë e Jonathanit. Këta ishin bijtë e Jerahmeelit.34 Seshani nuk pati djem por vetëm vajza. Por Seshani kishte një skllav egjiptas të quajturt Jarha.35 Seshani e martoi të bijën me Jarhën, skllavin e tij, dhe ajo i lindi Atain.36 Atait i lindi Nathani dhe Nathanit i lindi Zabadi.37 Zabadit i lindi Eflali; Eflalit i lindi Obedi;38 Obedit i lindi Jehu; Jehut i lindi Azariahu;39 Azariahut i lindi Heletsi; Heletsit i lindi Eleasahu;40 Eleasahut i lindi Sismai; Sismait i lindi Shallumi;41 Shallumit i lindi Jekamiahu dhe Jekamiahut i lindi Elishama.42 Bijtë e Kalebit, vëllait të Jerahmeelit, ishin Mesha, i parëlinduri që ishte ati i Zifit, dhe bijtë e Mareshahut, ati i Hebronit.43 Bijtë e Hebronit ishin Korahu, Tapuahu, Rekemi dhe Shema.44 Shemas i lindi Rahami, ati i Jorkeamit, dhe Rekemit i lindi Shamai.45 Shamai pati si djalë Maonin, i cili ishte ati i Beth-Tsurit.46 Efah, konkubina e Kalebit, lindi Haranin, Motsan dhe Gazezin. Haranit i lindi Gazezin.47 Bijtë e Jahdait ishin Regemi, Jothami, Geshani, Peleti, Efahu dhe Shaafi.48 Maakah, konkubina e Kalebit, lindi Sheberin dhe Tirhanahun.49 Ajo lindi Shaafin, atin e Madmanahut, Shevan, atin e Makbenës dhe të Gibeut. Vajza e Kalebit quhej Aksaha.50 Këta qenë bijtë e Kalebit: i biri i Hurit, të parëlindurit të Efratahut, Shobali, ati i Kirjath-Jearimit.51 Salma, ati i Betlemit, dhe Harefi, ati i Beth-Gaderit.52 Shobali, ati i Kirjath-Jearimit, pati si fëmijë: Haroehin dhe gjysmën e Memuhothit.53 Familjet e Kirjath-Jearimit ishin Ithrejtë, Puthejtë, Sumathejtë dhe Misharaejtë; prej tyre rrjedhin Tsorathitët dhe Eshtaolitët.54 Bijtë e Salmës ishin Betlemi dhe Netofathei, Atroth-Beth-Joabi, gjysme e Menathejve, Tsorejtë,55 dhe familjet e shkruesve që banonin në Jabets ishin Tirathejtë, Shimeathejtë dhe Sukathejtë. Këta ishin Kenejtë që rrjedhin nga Hamathi, ati i shtëpisë së Rekabit.